Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, zgjidhen sot tre përfaqësues të rinj në KLGJ

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve zgjedh sot tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ata do të zëvendësojnë tre prej anëtarëve që iu përfundon mandati, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë.

Kandidatët që do të votohen nga kolegët janë Emona Muçi e Irida Kacerja nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Alma Kodraliu, Gentiana Muçaj e Markelian Koça nga gjykatat e Shkalles së Parë.