", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/08/auto_1-93-1130x6351696748285.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Forcat izraelite publikojnë pamjet e sulmit ajror në Rripin e Gazës

Ndërsa intensiteti i luftimeve mes pjesëtarëve të Hezbollahut palestinez dhe ushtrisë izraelite sa vjen e po rritet, raportohet për shumë të vdekur nga të dyja palët.

Në anën tjetër, ministria izraelite e Mbrojtjes ka publikuar një video të një sulmi ajror në Rripin e Gazës, ku objekte të ndryshme janë goditur me raketa.

Brenda objekteve të goditura nga izraelitët, dyshohet se ishin fshehur pjesëtarët e Hezbollahut, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga Izraeli.

E deri më tani raportohet edhe për shumë të plagosur, ku numri i tyre shkon në mijëra nga ana e izraelitëve, por edhe nga palestinezët.

Izraelitët po tentojnë ta vënë nën kontroll situatën, pasi thonë se janë duke u sulmuar nga shtatë rajone të ndryshme.