SYRI TV/ PD denoncon drejtorin e ARRSH-së: Ka marrë tendera me vlerë mln lekë përmes DAM.SH.P.K

 

Partia Demokratike ka denoncuar drejtorin e ARRSH, Evis Berberi,  duke thënë se ka përfituar para, përmes kompanisë së tij, DAM SHPK, në kohën kur ka shërbyer si  Drejtor i Prokurimeve në Albkontroll.  

SYRI TV

Partia Demokratike ka publikuar dokumentae që vërtetojnë se drejtori i ARRSH, Evis Berberi ka përfituar kontrata dhe tendera në vlerën e miliona lekëve, në kohën kur ishte drejtues i prokurimeve në Albkontroll.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhëndësja e antikorrupsionit, Genta Vangjeli  publikoi dokumentet që tregojnë se Berberi, përmes kompanisë  DAAM shpk, ku rezulton pronar deri në vitit 2019, ndërkohë që ishte drejtues i prokurorimeve në Albkontroll, ka përfitur miliona lekë tendera nga bashkitë, megjithëse mbante funksione shtetërore.  

Partia Demokrarite kërkoi dorëheqjen e Drejtorit të ARRSH duke e akuzuar se ka shkelur ligjin dhe ka përfitur para publike, ndërsa në deklaratatën e pasurisë ka fshehur të ardhurat që janë përiftur nga shitja e kompanisë DAM SHPK.