Lulzim Basha – Henri Çilit: Konkurrencë ose ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka treguar brrylin Henri Çilit, duke folur nga çadra e opozitës për ligjin e arsimit të lartë.

Basha theksoi se në Republikën e Re do t’u krijohen lehtësira studentëve dhe do t’i jepet rëndësi universiteteve shtetërore.

“Edhe Henri me shokët e tij do të kenë një copë diell në Republikën e Re. Jeni privatë dhe konkuroni si privatë. Keni çmime më të mira, konkurroni. Ndryshe, nga sektori publik këtë do të merrni (tregon brrylin)”, tha kreu i PD Lulzim Basha.