Rusia dëboi dy zyrtarë amerikanë, SHBA i përgjigjet: Veprimet e papranueshme do të kenë pasoja!

Autoritetet në SHBA kanë njoftuar se kanë dëbuar dy zyrtarë të ambasadës ruse nga vendi.

Raportohet se largimi i tyre ka qenë një përgjigje e amerikanëve për dëbimin e dy diplomatëve në ambasadën e SHBA-së në Rusi muajin e kaluar.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se po dërgon një mesazh të qartë se “veprimet e papranueshme” kundër personelit të tij në Rusi do të kenë pasoja.