U përjashtua për 10 ditë, deputeti i PD: Edi Rama kërkon ti shmanget përballjes me të vërtetën

Me urdhër të Edi Ramës, në një mbledhje të sotme të Komisionit të Etikës në Kuvend, Lindita Nikolla ka vendosur që të përjashtojë 8 deputetë të opozitës.

Në një reagim të tij, deputeti i PD-së, Lefter Gështenja shkruan se, Rama ka frikë të përballet me të vërtetën, pasi të enjten e ardhshme, në parlament do të ketë 5 orë seancë me diskutim për rezolutën për Kosovën, dhe deklaratat e tij pro Vuçiçit.

‘Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi.

S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën.

Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!’, shkruan Lefter Gështenja në reagimin e tij.