Çfarë ndodhi? Ueda shpërthen në lot në 'Love Island Albania'

Në “Love Island Albania” kanë nisur xhelozitë e para. Ata që janë sfiduar kanë qenë Ueda dhe Aleksandros.

Dyshja pas ‘Prime’ të kaluar nuk janë më çift me njëri tjetrin, pasi pas rkrijimit të çifteve ata i zgjodhën persona të ndryshëm. Përkatësisht Uedën e zgjodhi ‘bombshell’ i ri Emiliano dhe Aleksandrosin e zgjodhi Erida. Uedës nuk i ka pëlqyer afrimiteti i Aleksit me Eridën dhe për këtë ka debatuar me të.

Pas debatit të ashpër që ka pasur me Aleksandrosin, Ueda e ulur në një nga ambientet e vilës, ka shpërthyer në lot.

Dy vajzat e tjera, Xhesika dhe Aisha janë munduar që ta qetësojnë.