Çmimi Nobel në letërsi shkon për dramaturgun norvegjez Jon Fosse
Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2023 i është dhënë dramaturgut norvegjez, Jon Fosse për “dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënshmes”, njoftoi Akademia Suedeze në Stokholm të enjten.
Komiteti lavdëroi stilin e autorit, i cili është njohur si "minimalizmi fosse".
Jon Fosse, i lindur në Haugesund në 1959, jeton në Grotten, një rezidencë e dhënë nga Mbreti i Norvegjisë figurës më të rëndësishme kulturore të vendit.
Veprat e tij janë përkthyer në dyzet gjuhë, dramat e tij janë vënë në skenë nga regjisorë të mëdhenj (T. Ostermeier, Claude Régi, Patrice Serot).
Ai është nderuar me çmime të rëndësishme dhe me çmimin Ibsen.