Një tjetër turist humb jetën në Shqipëri, u rrëzua nga kalaja e Rozafës, vdes 65 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.

Rreth orës 19:00, një turist slloven dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.

Bëhet fjalë për shtetasin slloven me iniciale S. P. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.