Java nëpërmjet FOTO-ve, ja çfarë ka ndodhur nëpër botë

Vajzat zgjasin duart për të marrë ushqime gjatë festimeve për të shënuar përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed në Karaçi, Pakistan, më 29 shtator.

Banorët vendas duke shikuar vendin e ngjarjes ku ndodhi një shpërthim vetëvrasës me bombë në Mastung, në rajonin jugperëndimor të Baluçistanit, Pakistan më 29 shtator.

Refugjatët që ikin nga Nagorno-Karabaku në pjesën e pasme të një kamioni, pasi kanë kaluar kufirin pranë Kornidzorit, Armeni.

 

Nuset dhe dhëndurët gjatë një ceremonie martesore masive për 125 çifte në Mazar-e Sharif, Afganistan.

Xhami i thyer i një prej automjeteve të Policisë së Kosovës, nga sulmi me armë zjarri nga një grup sulmuesish të armatosur më 27 shtator derisa ishin duke patrulluar në veri të Kosovës. Në këtë sulm u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Monumenti i Princeshës Olha të Kievit është veshur me një jelek antiplumb me një shenjë ku shkruan "Ajo ka nevojë për parzmore" për të tërhequr vëmendjen për nevojën për parzmore  të krijuara posaçërisht për gratë në mes të luftës Ukrainë - Rusi.

Një refugjat nga rajoni i shkëputur i Azerbajxhanit, Nagorno-Karabak, duke mbajtur një fëmijë teksa qëndron pranë një automjeti, pasi kanë arritur në fshatin kufitar armen të Kornidzor m 26 shtator.

Një tank i shkatërruar shihet nga dritarja e një automjeti të blinduar në vijën e frontit pranë Klishçijivkas në Ukrainën lindore.

REL