", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/09/auto_avion-luftarak-770x4301670573332.png", "width": 900, "height": 503 } }

Ministria e Mbrojtjes në Britani: Rusët rrëzojnë një nga aeroplanët e tyre në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit ditor sa i përket ngjarjeve në Ukrainë. Sipas tyre, forcat ajrore të Rusisë me shumë gjasë kanë rrëzuar njërin nga aeroplanët e tyre luftarak mbi Tokmak, në pjesën jugperëndimore të Ukrainës.

Edhe pse Rusia ka humbur rreth 90 aeroplanë të riparuar enkas për luftën në Ukrainë, kjo besohet të jetë humbja e pestë e modelit Su-35S, që konsiderohet në ushtrinë ruse si aeroplani më i avancuar i flotës së tyre.

Gjithashtu është bërë e ditur se lokacioni i saktë i rrëzimit nuk dihet, për faktin se Tokmak është një qytet i fortifikuar në të cilin gjendet edhe shtabi komandues i ushtrisë ruse në Ukrainë. Ky shtab zakonisht mbrohet nga sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore me rreze të mesme veprimi.