Ndërkohë që Parlamenti Europian dhe DASH kritikojnë Serbinë për prani ushtarake, ambasadori Hill përgëzon Vuçiçin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i ka cilësuar si hapa pozitivë largimin e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën dhe arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiçit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Veri më 24 shtator.

Edhe pse nuk është tërheqje e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën, por vetëm një reduktim, Hill e ka përshëndetur si hap pozitiv dhe ka lënë të nënkuptuar se çështja është politike jo ushtarake.

Komenti i Hill për median serbe Tanjug:

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese më të vogël të trupave dhe se në këtë kuptim gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarake, por në të vërtetë politike”