'Ecën si pulë', Përdoruesit e Twitter tallen me Paris Hilton për ecjen e saj në pasarelë

Paris Hilton u shfaq në pasarelë për spektaklin e Mugler në Javën e Modës në Paris dhe komentuesit nuk i kursyen talljet në rrjetet sociale.

Arsyeja e talljeve ishte mënyra e ecjes së saj, e cila u cilësua si “ecja e pulës”.

“Kështu eci unë kur dua të vërtetoj se nuk jam e dehur”, shkruan një komentuese në platformën “X”.

“Pse ecën si pulë kjo?”, pyet një tjetër.