Eneda Tarifa rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim së shpejti këngëtaren

Pas një pushimi të gjatë, Eneda Tarifa ka vendosur t’i rikthehet punës dhe së shpejti do ta shohim në ekran në rolin e moderatores.

Sipas InfoMedia Albania, këngëtarja e njohur do të moderojë formatin e suksesshëm “Këngë Moj” në sezonin e ri. Spektakli “Këngë Moj” transmetuar në Vizion Plus prej dy vitesh, me moderatore Klea Hutën.

Spektakli përcjell këngën e bukur shqiptare, si atë tradicionale, popullore e qytetare, ashtu dhe muzikën e lehtë. Emra si Eli Fara, Aurela Gaçe, Irma Libohova, Artiola Toska, Remzie Osmani, Aleksander Gjoka, Eranda Libohova, Ylli Baka, Bujar Qamili, e deri tek më të rinjtë si Aurel Thëllimi, Marsela Çibukaj, Juliana Pasha, Era Rusi, Ervis Behari etj, kanë qenë pjesë e këtij spektakli.