Kompania e Sadri Abazit fiton 100% tenderat e ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik

Të dhënat zyrtare tregojnë se ekziston një raport shumë të veçantë ndërmjet Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) dhe kompanisë private “Alko Impeks General” të themeluar nga ish-deputeti socialist, Sadri Abazi dhe që menaxhohet tashmë nga nipi i tij, Arbër Abazi.

Nga gjashtë procedura të ankimuara pranë shkallës së dytë të tenderave që përfshijnë kompaninë e familjes Abazi përgjatë periudhës 2022-2023, të gjitha kanë shkuar në favor të “Alko Impeks General”.

Boldnews.al” ka konsultuar vendimet e KPP-së në dy vitet e fundit, nga ku rezulton se në katër raste janë pranuar ankimet e shoqërisë së krijuar nga Sadri Abazi dhe në dy të tjera janë refuzuar ankimet e kompanive të tjera kundër “Alko Impeks General”.

Pra, qartësisht duket se për periudhën 2022-2023, shoqëria e familjes Abazi ka marrë një rezultat 100 përqind pozitiv në Komisionin e Prokurimeve Publike.