Meta: Pas dy vitesh, Kuvendi merr në shqyrtim propozimin tonë për uljen e çmimit të naftës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bëri me dije se më në fund, Kuvendi do të marrë në shqyrtim propozimin e tyre për uljen e çmimit të naftës.

“Pas rreth 2 vjetësh, sot Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.

Ky propozim i heq dy taksa çmimit të naftës dhe për pasojë ul çmimin e naftës për qytetarët dhe biznesin,” shkruan Meta.

Çmimi i naftës në Shqipëri është ndër më të lartët në botë, duke përbërë kështu një kosto të madhe për qytetarët dhe biznesin.