Hyn në të tetën ditë, beteja me zjarret në masivin pyjor të Pishporos në Fier

Vazhdon për të tetë ditë, beteja për shuarjen e zjarreve në masivin pyjor të Pishporos në Fier. Sot në orën 7.30 ka mbërritur avioni ujëhedhës për të bërë rikonicionin e zonës   dhe për të  rifilluar ndërhyrjen nga ajri në vatrën e zjarrit Pishporo- Darëzezë.

Krahas operimit nga ajri vijon puna për shuarjen e vatrave brenda zonës së djegur nga zjarrfikësit dhe forcat e armatosura të repartit të Poshnjes.

Synohet fikja e plotë e atyre vatrave që janë vënë nën kontroll deri tani.

Dje, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e pa nga afër punën e forcave për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor Pishë Poro-Darëzezë. Ai e cilësoi këtë një nga vatrat më kritike, që kërkon një punë specifike për izolimin tërësor të saj.