Aktivizohet një vatër zjarri në një fshat të Fushë-Krujës

Në Bilaj të Fushë- Krujës është aktivizuar në vatër e madhe zjarri.

Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, teksa po afrohen në disa parcela të mbjella me misër.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë kujtojmë se një vatër aktive prej disa ditësh është dhe ajo në pyllin e Pishë Poros në Fier, ku ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, edhe pse është ndërhyrë nga ajri dhe toka.