", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/02/auto_Beyonce-cr-Courtesy-of-Parkwood-Entertainment-press-2022-billboard-15481696274798.webp", "width": 1548, "height": 1024 } }

'Renaissance World Tour', publikohet traileri i filmit të Beyoncé

Beyoncé ka njoftuar se do të publikohet një film për turneun e saj, i cili është filmuar në një dokumentar të quajtur “Rilindja: Një film nga Beyoncé”. Dokumentari nxjerr në pah përgatitjen, por edhe performancat e saj shpërthyese që nga koncerti i parë në Stokholm, deri tek i fundit, në Kansas City, Missouri.

Filmi do të dalë në kinema më 1 dhjetor në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Titulli i filmit është: “Rilindja: Një film i Beyoncé“, i cili përfshin ndër të tjera rezultatin e punës së palodhur të këngëtares ndërkombëtare por edhe pjesëmarrjen e saj në çdo aspekt të produksionit, mendjen e saj krijuese dhe qëllimin e saj për ta krijuar atë.

Në trailerin e filmit, Beyonce shihet si në prapaskenë, ashtu edhe në skenë.

 “Kur jam duke performuar, nuk jam gjë tjetër veçse e lirë”, thotë Beyoncé në video, ndërsa shfaqen skena të saj dhe tre fëmijëve të saj, 11-vjeçarja Blue Ivy Carter, e cila madje shoqëron nënën e saj dhe binjakët 6-vjeçarë Shir dhe Rum.

View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce)