Ukraina bisedime me republikanët dhe demokratët për të shmangur ndalimin e ndihmës

Ukraina po angazhohet në bisedime me demokratët dhe republikanët në Uashington për sigurimin e ndihmës së vazhdueshme të SHBA-së për t’i rezistuar pushtimit rus, tha në Kiev ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba.

Duke folur në kuadër të bisedimeve me ministrat e jashtëm të BE, Kuleba tha se nuk kishte asnjë indikacion deri më sot për një fund të mbështetjes së SHBA.

“SHBA e kupton se ajo që është në rrezik në Ukrainë është shumë më e madhe se Ukraina”, tha ai.

 ”Ka të bëjë me stabilitetin e botës”, shtoi ai.