", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/02/auto_Screenshot_11-1-360x1801696246126.jpg", "width": 900, "height": 450 } }

Kylie i zhgënjeu të gjithë me këpucët, por nuk keni parë ende Kendallin

Kur Kylie Jenner ndau disa pamje nga prapaskenat e shfaqjes së Schiaparelli në Paris, fillimisht të gjithë u fokusuan në v e saj. Por më pas, diçka tjetër tërhoqi vëmendjen. Këpucët e Jenner-it, të cilat ishin krijuar në mënyrë të ndërlikuar për t’u dukur si…këmbë njeriu?

Kylie Jenner veshi një palë këpucë Schiaparelli të dizajnuara për t’u dukur si këmbët e skalitura të një statuje nën atë fustan të mrekullueshëm. Këpucët ishin të një ngjyre të ngjashme me tonin e lëkurës së saj.

Kylie nuk ishte e vetmja që kishte veshur këto këpucë. Motra e saj Kendall, e cila e mbylli shfaqjen me një fustan të kuq të ndezur pa rripa, gjithashtu futi këmbët e saj në një palë këpucë të tilla.

Këpucët e çuditshme janë pjesë e koleksionit të Schiaparelli pranverë 2024 dhe mesa duket pasi i veshën motrat Jenner do i shohim të kthehen në trend muajt në vazhdim.

View this post on Instagram

A post shared by Kendall (@kendalljenner)