Bullgaria ndalon hyrjen e makinave ruse në vend

Bullgaria do të ndalojë hyrjen e makinave ruse në vend, sipas një njoftimi ditën e sotme. Ajo iu bashkua Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Polonisë, Finlandës dhe Norvegjisë, të cilat kanë ndaluar hyrjne e makinave me targa ruse në vend.

Një ndalim për kamionët është vendosur tashmë prej disa muajsh, tha shefi i policisë kufitare të Bullgarisë, Anton Zlatanov.