FOTO/ Femra e parë pilote në Formula 1, Xhesika Haukins: Dua të frymëzoj edhe të tjera

Xhesika Haukins testoi Aston Martin AMR21 në Hungaroring ditët e fundit, duke u bërë gruaja e parë pilote në Formula 1 që nga viti 2018.

“Dua të frymëzoj gra të tjera që po përpiqen të ndjekin ëndrrat e tyre”, tha britanikja që në të kaluarën ka punuar gjithashtu si një kaskadore në filmin e agjentit 007, “No Time To Die”.