Efi shtrohet në spital, njofton largimin nga rrjetet sociale!

Këtë mëngjes Efi ka njoftuar largimin nga rrjetet sociale për pak kohë, me një foto nga spitali. Ish-banorja e “BBV” ka treguar se ndodhet e shtruar në spital pasi do të operohet për apandesit.

“Meqenëse do t’ju mungoj pak ditë më falni, por më zuri pak apandesiti,”-shkruan ajo.

Më herët Efi Dhedhes ka refuzuar të marrë pjesë në filmin ‘Në Kuadër të Dashurisë’, edhe pse ftesa iu bë. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ish-finalistja e Big Brother Vip Albania tha se i është bërë një ofertë për të luajtur një rol në filmin e përfolur, por kishte një arsye të veçantë pse e refuzoi.