", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/01/auto_IMG_01051696145724.jpeg", "width": 900, "height": 506 } }

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, kam familjarë në Mitrovicë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”.

Ajo ka zgjedhur që në fund të emisionit, të bëjë një recitim të Marshit të UÇK-së, të interpretuar në versionin origjinal nga Arif Vladi.

Ajo ka rrëqethur publikun me aftësitë e saj të recitimit, gjersa këtë interpretim ia ka dedikuar Policisë së Kosovë dhe në veçanti policit të ndjerë të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

Interpretuesja e hitit “Psikopatja jote”, tutja ka thënë pak fjalë për situatën në veri, ndonëse e ka cilësuar veten si jo adekuate për të folur shumë mbi këtë temë.

“E kam përjetuar absolutisht shumë rëndë, pasi që unë i kam dajtë e Mitrovicës dhe i kam andej, dhe është goxha e rëndë me i pas familjarët andej, edhe pse nuk janë në veri, por prapë në Mitrovicë janë. Është goxha e rëndë të duash të mendosh prapë të ndodh diçka ose të rikthehet një situatë si 99-ta, s’do të doja të ndodhte”, ka thënë Fifi.

Më pas, këngëtarja ferizajase dhe dy moderatorët duartrokitën për Policinë e Kosovës dhe të gjithë paqeruajtësit në vend. 

View this post on Instagram

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)