Grumbullonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohen 2 pronarët e subjekteve

Pronarët e dy subjekteve ekonomike të përpunimit të lëndëve drusore janë vënë në hetim, pasi nuk deklaronin në organet kompetente të ardhurat që gjeneronin dhe siguronin lëndë drusore në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrollet e ushtruara në terren, policia e Elbasanit ka evidentuar dhe ka goditur dy subjekte të përpunimit të lëndës drusore, në lagjen “5 Maj” dhe në fshatin Labinot fushë.

Gjatë kontrollit, janë gjetur sasi drurësh pa dokumentacionin përkatës. Për pasojë u vunën nën hetim në gjendje të lirë pronarët e ktyre dy subjekteve,me iniciale A. Sh., 43 vjeç dhe A. S., 73 vjeç, të dy banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.