Universiteti i parë që do të ofrojë diplomë për t'u bërë influencer

Keni dashur ndonjëherë të bëheni një influencues? Epo tashmë për këte gjë mund të merrni një diplomë.

Duke filluar nga viti i ardhshëm (2024), Universiteti Teknologjik Juglindor (SETU) në Carlow, Irlandë, do të ofrojë një diplomë për influencer.

Diploma Bachelor e Artit në Krijimin e Përmbajtjes dhe Mediat Sociale do t'u sigurojë studentëve një pasqyrë gjithëpërfshirëse në profesionin fitimprurës dhe të drejtuar nga vëmendja.

Njësitë e kurseve do të përfshijnë menaxhimin e krizave, marrëdhëniet me publikun, studimet e të famshmëve, psikologjinë sociale dhe redaktimin e videos dhe audios.

Në një farë mase, shkolla e influencës së SETU ofron kurse të ngjashme me ato të një diplome të marketingut dixhital.

Ekspertët kanë vënë në dukje se kërkesa tek të rinjtë për profesione jashtë traditës 9-me-5 është rritur që nga pandemia.

Pritet që interesi i studentëve për këtë degë të jetë mjaft i lartë.