ShBA reagon ashpër ndaj Serbisë, Rama reagon mbi reagimin duke ashpërsuar gjuhën prapë me Kosovën

Pas deklaratës së ashpër të Shtëpisë së Bardhë në drejtim të Serbisë, ku i jepej ultimatum për tërheqjen e ushtrisë nga kufiri me Kosovën, ka reaguar edhe Edi Rama.

Nëse në reagimin e SBA kërcënohej hapur Serbia për manovrat ushtarake në kufi, në reagimin e Ramës kërcënohej Kosova, dhe Serbia.
 

Edhe pse donte të bashkohej me deklaratën e John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Rama përsëri nuk rri dot pa çuar gjuhën atje ku i dhemb dhëmbi. 
 

“Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit. I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes,”- tha Kirby. 

Ndërsa Rama gjoja reagoi në mbështetje të deklaratës së Shtëpisë së Bardhë por përmend Kosovën sikur edhe ajo të jetë me ushtri në kufi duke kërcënuar Serbinë. 

Postimi i Ramës në "X":

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës” – shkroi Rama.