Kiara Tito mahnit me fotot e reja në Instagram

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito mbetet ndër emrat më të komentuar në media rozë.

Prezantuesja e cila mori vëmendje të madhe që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, është mjaft prezente me postime në rrjetet sociale.

Vetëm në llogarinë e saj në Instagram, Kiara numëron mbi 770 mijë ndjekës, e ku sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme.

Edhe së fundmi, moderatorja solli për fansat e saj disa foto të reja në të cilat dukej në formë të mrekullueshme.

Kiara shihet e veshur me një fustan të gjatë xhins, që e përshtati me një çantë të kuqe dhe çizme të shkurtra me ngjyrë të kafe.

Me flokët e valëzuara dhe makijazh të theksuar, prezantuesja dukej në formë të mirë dhe plot shkëlqim.