Kërkesat e opozitës për komisionet hetimore, përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ja çfarë u vendos

Ka përfunduar Konferenca e Kryetarë ku po diskutoheshin kërkesat e opozitës në lidhje me ngritjen e komisioneve hetimore, si ajo për koncesionin në shëndetësi.

Mësohet se nuk ka patur konsensus për kërkesat e grupit parlamentar të PD për dy komisionet hetimore.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se në përfundim të mbledhjes, vendimarrja i është kaluar seances plenare.