'Mat' në aeroport, Dafina dorë për dore me partnerin e ri

Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri gjeti sërish dashurinë.

Në rrjete sociale, ajo u shfaq herë pas here me një mashkull misterioz të cilit më vonë ia zbuloi portretin.

U përfol se mashkulli në fjalë ishte Kreshnik Gjergji, një biznesmen që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares.

Së fundmi, çifti është parë në aeroport, teksa mbanin duart e njëri-tjetrit dhe bisedonin.

Fotoja është shkrepur në aeroportin e Prishtinës dhe duket se tashmë çifti s’e ka problem të shfaqet në publik.