Sarah Berisha pozon përkrah aktorit të njohur amerikan në Javën e Modës në Paris

Blogerja Sara Berisha u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në “BBV”, ku krijoi një romancë dashurie me Dj PM.

Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.

Së fundmi Sarah ka qenë e ftuar në Javën e Modës në Paris dhe mori pjesë në eventin e markës ‘YSL Beauty’. Blogerja ishte e veshur me një fustan të zi me tyl dhe një make-up shumë të thjeshtë e mund të themi se dukej shumë klas. Gjatë eventit Sara arriti të takohej edhe me imazhin kryesorë të brandit, aktorin Austin Butler, me të cilin ka realizuar një ‘selfie’ që e ndau me fansat e saj në InstaStory.