Në këtë aeroport nuk do t'ju duhet më pashaporta në 2024

Së shpejti, nuk do t'ju duhet pasaporta juaj për të udhëtuar përmes aeroportit Changi të Singaporit.

Duke filluar nga viti 2024, qendra e ngarkuar e transportit do të zëvendësojë kontrollet e pasaportave me procese të automatizuara të imigrimit dhe hipjes.

Teknologjia biometrike dhe njohja e fytyrës do të përdoren për të lejuar pasagjerët të fluturojnë pa pasaporta ose kartë imbarkimi.

Megjithatë, pasagjerët do të duhet ende të mbajnë dokumentet e tyre të udhëtimit për imbarkim dhe ulje në vende të tjera.