FOTO/ Surpriza, banderolë për Edi Ramën në ndeshjen Genoa-Inter

Një suprizë për Kryeministrin Edi Rama është përgatitur në Italia nga emigrantët shqiptarë. Në ndeshjen e sotme Genoa-Inter, në shkallët e stadiumit u shfaq një banderolë e madhe kur falenderohej publikisht Edi Rama.

Mesazhi ishte ironik: “Faleminderit Edi Rama që na solle marijuana”.

Ky ishte mesazhi i përgatitur nga shqiptarët që jetojnë në Itali. Kjo lidhet me faktin e sasive të mëdha të drogës që trafikohen nga Shqipëria në Itali. Kryeministri Rama është në qendër të akuzave të opozitës se ka kanabizuar gjithë Shqipërinë.