Të shtëna me armë zjarri në Roterdam, një person hap zjarr në një banesë dhe në një qendër mjekësore, disa të vdekur

Disa persona janë raportuar të vdekur pas disa të shtënave me armë zjarri në Roterdam të Holandës.

Një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr në një banesë dhe më pas në një qendër mjekësore në qytetin holandez.

Autoritetet holandeze bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 32-vjeçar, si i dyshuar.