Tiranë/ Aksidentohet për vdekje 74-vjeçari, arrestohet drejtuesi i automjetit

Një 30-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit. Duke drejtuar automjetin, ai përplasi një 74-vjeçar.

Sipas informacioneve të policisë, i moshuari ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë.