Charlize Theron dhe vajza e saj marrin vëmendjen në Javën e Modës në Paris

Charlize Theron ka marrë vëmendjen në sfilatën e Dior në Javën e Modës në Paris. Aktorja shoqërohej nga vajza e saj Jackson, 11 vjeç. Nënë e bijë u ulën në rreshtin e parë dhe ndoqën shfaqjen bashkë.

Aktorja 48-vjeçare dukej shumë elegante e veshur me këmishë të bardhë dhe një fund të gjatë me rruaza. Charlize e kombinoi look-un me shapka dhe çantë të zezë.