Banda e Laert Haxhiut/ Gjashtë vrasjet që ka zbardhur i penduari i drejtësisë

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë, ku u lëshuar disa urdhër-arreste dhe u zbardhën 6 vrasje të kryera nga grupi i Laert Haxhiut, i cili ndodhet në burg në Greqi dhe është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes.

Raportohet se është zbardhur vrasja e Alban Semakut që njihet dhe me emrin Elton Mermali.  Ky i fundit njihet si anëtar i bandës së Aldo Bares, ndërsa u mor peng në Lushnjë dhe më pas u ekzekutua në Peqin.

Sakaq, nga hetimet është arritur që të zbardhet dhe vrasja e Albi Bashaliut në Elbasan, si edhe eliminimi i Fridman Xhaferrajt në Korçë, i cili u gjet i lidhur dhe i hedhur në një rezervuar në këtë qytet.

Po ashtu janë zbardhur dhe vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, ngjarje të ndodhura në shtetin grek.

I penduari drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi në qershor të vitit 2021 në Tepelenë, në derë të shtëpisë.