La Liga/ Reali reagon pas humbjes në derbin me Atleticon

Reali u rikthye te fitorja në kampionat duke mposhtur me rezultatin 2-0 Las Palmasin falë golave të Brahim Diaz në minutën e 45+2 dhe Hoselu në minutën e 54-t.

Ky ishte triumfi i gjashtë në 7 javë për skuadrën e Ançelotit, që është pozicionuar në vendin e dytë, teksa “ligjin” në La Liga është duke e bërë Girona, që padyshim është “Hirushja” e Spanjës në këto 7 javë, duke kryesuar me meritë kampionatin. 6 fitore dhe vetëm 1 barazim për Gironën, që mbrëmjen e sotme mposhti me përmbysje 1-2 Vijarealin. 

Dueli i javës së 8-të do të jetë spektakël i vërtetë pasi kryesuesit e Gironës, do të presin Realin e Madridit, më 30 shtator.

Në rast së një triumfi të mundshëm, atëherë Girona do të hidhte kandidaturën serioze për të qenë favorite, të paktën për zonën Champions.