Empoli-Salernitana, Stiven Shpendi konfirmohet titullar

Stiven Shpendi sërish titullar në Serie A. Empoli pret Salernitanën në kërkim të golit dhe pikëve të para në kampionatin italian të futbollit.

Trajneri Aurelio Andreazzoli i ka besuar sërish një fanellë titullari Shpendit.

20-vjeçari e nisi nga minuta e parë takimin ndaj Interit, ndërkohë që edhe sot do të formojë dyshen e sulmit me Nicolo Cambiaghin.

Titullar me skuadrën toskane është edhe portieri Etrit Berisha, teksa Ardian Ismajli qëndron pushim për shkak të një problemi muskulor në përballjen me Interin.