Superliga/ Ndalet vrulli i Erzenit, Skënderbeu rikthehet te fitorja pas 3 humbjeve radhazi
Feston Skënderbeu në stadiumin e Rrogozhinës. Skuadra korçare rigjeti tri pikët në Superiore pas tri humbjeve radhazi, duke mposhtur 1-2 Erzenin.
Kundërshtar që ishte në formë dhe vinte me moral të lartë pas sukseseve me Dinamo Cityn dhe Tiranën.
Një penallti zhbllokoi takimin në minutën e 22-të, që u kthye në gol nga Dean Liço.
Bardhekuqtë e Ivan Gvozdenovic fituan një tjetër penallti tri minuta më vonë.
Sërish Liço, goditja e të cilit u ndal në shtyllë. Kryesori Beqiri vendosi përsëritjen e penalltisë.
Me portierin Klevis Hasanbelli që priti goditjen e Liços. Skuadra nga Shijaku tentoi golin e barazimit, por miqtë realizuan të dytin në minutën e 70’.
Goditje këndi për Skënderbeun, kërcim i bukur me kokë i Klevis Shaqes në shtyllën e parë, dhe 0-2.
Erzeni nuk u dorëzua, por traversa i mohoi golin kroatit Amir Kahrimanovic, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e shtatë shtesë, por nuk pati më kohë.
Më pas festë korçare, me Skënderbeun që siguroi tri pikë tepër të rëndësishme duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve, njëkohësisht duke parakaluar në renditje rivalët e Erzenit.