Qeveria ndan 50 mijë euro për ta ndihmuar familjen e policit hero, Afrim Bunjaku

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka marrë vendim që ta mbështesë familjen e policit, Afrim Bunjakut, i cili u vra në detyrë, nga grupi terrorist serb të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për t’i ndihmuar më të dashurit e heroit të rënë në mbrojtje të rendit kushtetues.