Vrasja në Rrëshen, policia merr në pyetje 15 persona, mes tyre edhe anëtarë të familjes Reçi

Policia e Lezhës ka shoqëruar rreth 15 persona, për ti marrë deklarimet lidhur me vrasjen e Martin Bardhit, mëngjesin e djeshëm në Rreshën.

Mes të shoqëruarve përveç familjarëve të viktimës, janë shoqëruar edhe disa nga anëtarët e familjes Reçi. Ata janë pyetur  lidhur me ngjarjen e djeshme dhe konfliktet mes tyre.

Mes të shoqëruarve ishte edhe Saimir Reçi, me të cilin viktima u konfliktua në muajin maj, e më pas e qëlloi pranë një karburanti si dhe babai i tij.

Por sipas informacioneve të siguruara, mësohet se deri më tani nuk janë siguruar te dhëna që mund te zbardhin ngjarjen, dhe vrasja e 59-vjeçarit është ende pa autor.