VIDEO/ Berisha: Do të nisim një dialog brenda nesh. Në Kukës, Balluku-Balla shpërndanë lekë për 1 javë

Duke komentuar zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Belinda Balluku dhe Taulant Balla kanë shpërndarë para për 1 javë.

Gjatë bisedës në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Berisha deklaroi se, brenda PD-së do të nisë një dialog i brendshëm për të analizuar situatën.

‘Me dy mijë patronazhistë që ka të regjistruar në Qarkun e Kukësit, Belinda Balluku, Taulant Balla kanë shpërndarë thasë me para 1 javë rresht.

Dy mënyra ka. Njëra mënyrë është blerja e votës dhe marrin kartën. Ti shet të drejtën e votës. Mënyra e dytë të blen votën. Këtë e ndajnë në proporcion në çdo qendër votimi. Me Edi Ramën unë garantoj çdo shqiptar se në mënyrë absolute zgjedhje nuk do të ketë. Me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje.

Ne do të fillojmë tani një dialog brenda nesh, sepse opozita në 14 maj, votoi 600 mijë kundër kësaj qeverie. Kurrë Rama nuk i fitoi zgjedhjet, sepse vetëm me zarfin prej 50 mijë lekësh drejtuar 683 mijë pensionistëve, blerje publike vote me rritjen e rrogave, ai preku me para në kundërshtim flagrant me ligjin e çdo lloj kriteri 867 mijë votues.

Partia e Tom Doshit u rrit 240% nga 2021 e deri më sot.

Bajrët lirohen nga burgu, krimi shndërrohet në votë, vota në krim. Pëllumb Gjoka shpallet investitor strategjik, fiton licencën, emëron prokurorin’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: