Aksident pranë Konispolit, 'Benzi' përplaset me fugonin, plagosen dy persona

Një aksident me dy të plagosur lehtë dhe me dëme materiale ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Shkallë të bashkisë Konispol.

Dy automjete, një Benz me targë AB 143 BF që drejtohej nga Brahim Kamberi është përplasur me një fugon të Delvinës me targë AA 940 MO.

Nga përplasja kanë ngelur të plagosur lehtë drejtuesi i makinës tip “Benz”, Brahim Kamberi dhe bashkëshortja e tij, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.