Ishin në tavolinë me viktimën, të plagosurit në Rrëshen morën plumb në gjoks, krah dhe shpinë

Tre të plagosurit gjatë atentatit ndaj Martin Bardhit (Marku) ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Raportohet se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Panorama mëson se personat e plagosur janë Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, ky i fundit djali xhaxhit të viktimës, Martin Bardhi.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se një nga të plagosurit ka marrë plumb në gjoks, tjetri ka marrë në krah, ndërsa i treti në shpinë.

Ata ndodheshin në tavolinë me viktimën dhe u kapën nga plumbat teksa po tentonin të largoheshin.