VIDEOLAJM/ Nga një muaj paraburgim për dy të arrestuarit për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të arrestuarit për terrorizëm në sulmin ndaj policisë në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Forca të shtuara policore janë parë në ambientet e gjykatës gjatë kohës sa është mbajtur seanca ndaj tyre.

Një muaj paraburgim të hënën i është caktuar edhe një të arrestuarit tjetër, i cili po mbahet në spital për shkak të lëndimeve.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Banjskë të Zveçanit nga sulmues serbë është vrarë një polic e janë plagosur tre, një prej tyre me armë zjarri. Të vdekur kanë mbetur edhe tre sulmues serbë. Aktualisht gjashtë persona janë arrestuar.