Ka bërë s*ks me Kanye? Julia Fox jep përgjigjen që se prisnim

Modelja e njohur Julia Fox është përfolur gjatë për ndarjen nga reperi Kanye West, emri i të cilit zyrtarisht është ‘Ye’.

Ajo së fundmi pritet të publikojë librin e ri, ku do të tregojë më tepër për raportin e saj me reperin.
Në një intervistë për New York Times, Julia u pyet për detaje nga jeta seksuale dhe përgjigja që dha nuk ishte ajo që prisnim.

“Nuk kishim asnjë marrëdhënie. As nuk bëhej fjalë për këtë”, u përgjigj Julia

Më tej 33 vjeçarja tregoi se ata u takuan në fillim të vitit 2022, por duket se mes tyre nuk ka pasur diçka më shumë dhe romanca përfundoi brenda pak muajsh.