Begaj sot në Itali, merr pjesë në funeralin shtetëror të ish presidentit Giorgio Napolitano

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në  funeralin shtetëror  të ish-Presidentit të Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano. Në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Parlamentit italian në Romë do të jenë të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.

Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve. Napolitano ndërroi jetë me 22 shtator në një klinikë në Romë. Ai po përballej prej kohësh me probleme shëndetësore por ishte përkeqësuar ditët e fundit.