", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/September/25/auto_MMMMMMMMMMMMM1695676767.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Kurti prezanton arsenalin e armëve të sekuestruara: Fakt, autorët nuk vepruan vetëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar listën e arsenalit të armëve të konfiskuara gjatë aksionit në Veri, ku një grup i armatosur sulmoi policinë.

Në rrjetin social X kryeministri kosovar ka publikuar dhe disa fotografi ku shihen një mori armë dhe pajisje të nivelit ushtarak e të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës pas sulmit në veri.

Në llogarinë e tij në platformën “X” Kurti shkruan se autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit.

Ai thotë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.

“Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshim: autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, shkroi Kurti në anglisht.